Meholli i VV-së bën marrëveshje me Tahirin e LDK-së për balotazh në Vushtrri

Në Vushtrri raportohet se është arritur një koalicion paszgjedhor mes kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, dhe kandidatit të Vetëvendosjes (VV), Sylejman Meholli.

Pas arritjes së marrëveshjes, kryeministri në detyrë Albin Kurti theksoi se bashkëpunimi synon të sjellë përfitime konkrete për qytetarët.

“Me datën 9 nëntor dhe le të punojmë jo për çdo ditë por për çdo orë që këtë marrëveshje për bashkëqeverisje që e bëmë sot ta realizojmë me bashkëqeverisje pas 9 nëntorit me kryetarin Sylejman Meholli dhe drejtorët të cilët do të bëjnë punë të mbara e të mira për qytetarët e Vushtrrisë pa dallim të cilën e duam shumë edhe ajo na do”, deklaroi ai.

Ndërsa, Tahiri ka theksuar se ky koalicion nuk është kundër askujt.

“Në emër tim dhe të degës së LDK-së, më lejoni të ju falënderoj për prezencën dhe të them se ky koalicion dhe marrëveshje nuk është kundër askujt, por për qytetin dhe qytetarët. Duke qenë besimtar, unë besoj se e mira duhet të kthehet me të mirë”, ka deklaruar Tahiri.

Ndërsa, nga ana e LDK-së ende nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me këtë marrëveshje koalicioni.

Sipas rezultateve zgjedhore në këtë komunë, VV mori 26.28% të votave, ndërsa LDK-ja 21.62%.

Megjithatë, më së shumti vota i ka fituar Partia Demokratike e Kosovës me kandidatin e saj, Ferit Idrizi, i cili mori 38.08% të votave.

Idrizi ka qenë gjithashtu kryetar i komunës deri tani.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika