Meksika zgjedh presidenten e parë grua
Claudia Sheinbaum është zgjedhur presidentja e parë grua e Meksikës. Sipas rezultateve, ajo ka arritur të sigurojë rreth 56% të votave nga zgjedhjet e së dielës, duke mposhtur bindshëm rivalen e saj kryesore, biznesmenen Xochitl Galvez. Sheinbaum do ta zëvendësojë mentorin e saj, presidentin në largim, Andres Manuel Lopez Obrador, nisur nga 1 tetori. Sheinbaum […]
Claudia Sheinbaum është zgjedhur presidentja e parë grua e Meksikës.
Sipas rezultateve, ajo ka arritur të sigurojë rreth 56% të votave nga zgjedhjet e së dielës, duke mposhtur bindshëm rivalen e saj kryesore, biznesmenen Xochitl Galvez.
Sheinbaum do ta zëvendësojë mentorin e saj, presidentin në largim, Andres Manuel Lopez Obrador, nisur nga 1 tetori.
Sheinbaum premtoi vazhdimësi të politikave të tij, duke thënë se do t’i ndjekë “përparimet” e bëra nga Lopez Obrador.
Por, në fjalimin e saj të fitores ajo ka theksuar edhe atë që i dallon këto zgjedhje meksikane nga ato të mëparshme.
Ajo u ka thënë votuesve brohoritës “Për herë të parë në 200 vitet e Republikës [Meksikane], unë do të bëhem presidentja e parë grua e Meksikës”, raporton BBC.
Zgjedhjet, të cilat përballën Sheinbaumin dhe Galvezin, u përshkruan si një ndryshim i madh për të drejtat e grave në Meksikë.
Sheinbaum, 61 vjeçe, shërbeu më herët si kryetare e Meksiko Sitit.















