Melania Trump ka bërë të ditur lansimin e kompanisë së saj të re të prodhimit filmik, Muse Films, një projekt që vjen i mbështetur nga një marrëveshje e rëndësishme me Amazon në vlerë prej 40 milionë dollarësh — një nga investimet më të mëdha të platformës në zhanrin dokumentar.

Në platformën X, ajo publikoi logon zyrtare të kompanisë së re dhe një promo të shkurtër 10-sekondëshe për dokumentarin “Melania”, i cili pritet të shfaqet ekskluzivisht në kinematë e mbarë botës më 30 janar 2026.

Në postimin e saj, ish-Zonja e Parë shkroi:
“MUSE FILMS – kompania ime e re e prodhimit. MELANIA, filmi, ekskluzivisht në kinematë botërore më 30 janar 2026.”

PRESENTING: MUSE FILMS
My new production company.

MELANIA, the film, exclusively in theaters worldwide on January 30th, 2026. pic.twitter.com/JgdG1vnOrC

— MELANIA TRUMP (@MELANIATRUMP) November 28, 2025