Meloni e shpall kandidaturën për zgjedhje evropiane

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka shpallur kandidaturën e saj në zgjedhjet evropiane në qershorin e ardhshëm

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka shpallur kandidaturën e saj në zgjedhjet evropiane në qershorin e ardhshëm.

Giorgia Meloni është zyrtarisht kandidate në zgjedhjet evropiane të qershorit. Nga skena e konferencës programatike të partisë së saj, “Fratelli d’Italia”, në Pescara, kryeministrja njoftoi se do të kandidojë.

Në skenë, Meloni ka kujtuar sfidat e mëparshme elektorale evropiane, ato të vitit 2014 kur partia nuk arriti kuorumin prej 4 për qind dhe ato të vitit 2019 kur arriti në 6.5 për qind.

“Në gjashtë vjet jemi rritur me dy për qind, në tre vitet e fundit kemi arritur në 26.5 për qind”, tha Meloni.

“Nuk e mbaj mend këtë histori si një ushtrim retorik vetëkënaqësie dhe vetëfestimi, e them për t’ia kujtuar vetes dhe të gjithë ne se ajo që kemi fituar nuk është diçka që e kemi fituar përgjithmonë, duhet të vazhdojmë”, shtoi Meloni, raporton Euronews.

Shija e redaktorit

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Të fundit nga rubrika