Meloni në vizitë të papritur në rezidencën e Trumpit

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e ka realizuar një vizitë jozyrtare dhe të papritur në rezidencën e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida, ka konfirmuar zyra e saj të dielën

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e ka realizuar një vizitë jozyrtare dhe të papritur në rezidencën e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida, ka konfirmuar zyra e saj të dielën.

Në disa fotografi të publikuara nga zyra e kryeministres, Meloni dhe Trump shihen duke bërë fotografi në hyrjen e rezidencës, dhe me vonë duke biseduar.

Zyra e saj nuk ka dhënë më shumë hollësi për vizitën.

Fotografitë e dy liderëve konservatorë afër njëri-tjetrit janë publikuar në faqet e para të të gjitha gazetave italiane.

Meloni është njëra prej liderëve botërorë, përfshirë kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau dhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban, që kanë vizituar Trumpin para inaguruimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, më 20 janar.

Meloni e ka realizuar këtë vitë pak para se presidenti amerikan, Joe Biden të nisë një vizitë katërditore në Romë.

Në fotografitë e publikuara nga zyra e Melonit, ajo është parë në takim edhe me senatorin e Floridas, Marco Rubio, të nominuar nga Trumpi për Sekretar amerikan Shteti.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika