Meloni: Serbia të ketë qasje konstruktive në dialogun me Kosovën

Kryeministrja e Italisë, Gjorgia Meloni, ndodhet në një vizitë zyrtare në Serbi, ku ka zhvilluar biseda me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Meloni ka shprehur mbështetjen e Italisë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se Italia pret që marrëveshjet e arritura të zbatohen

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

Në Serbi po qëndron kryeministrja e Italisë, Gjorgjia Meloni.

Në takim me presidentin serb, u fol edhe për Kosovën, e që sipas Melonit, Serbia do të vazhdojë qasje konstruktive ndaj dialogut me Kosovën.

Italia mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe pret që marrëveshjet të zbatohen.

Kështu tha kryeministrja e Italisë, Gjorgja Meloni në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan RTK.

“E di që Serbia do të vazhdojë të ketë qasje konstruktive në dialogun për Kosovën. Italia e mbështet atë proces dhe ne po punojmë që të arrihet realizimi i të gjitha detyrimeve që palët i kanë marrë”, ka theksuar kryeministrja Meloni.

Gjatë vizitës së parë zyrtare në Beograd, Meloni ka deklaruar se Italia e mbështet integrimin evropian të Serbisë dhe se për Romën është e rëndësishme që Ballkani Perëndimor t’i bashkohet familjes evropiane.

“Do të vazhdojmë të jemi ndër të parët që mbështesim procesin e zgjerimit, jo aq zgjerimin sa ribashkimin e Evropës, sepse Evropa nuk është një klub ku vendoset se kush duhet të jetë atje, institucionet evropiane duhet të bëjnë një proces serioz dhe të shpejtë në mënyrë që të garantohet se e gjithë Evropa do të bashkohet”, ka theksuar ajo.

Presidenti Vuçiq ka theksuar se i vlerëson përpjekjet e politikës së jashtme të Italisë në drejtim të zgjidhjes së krizave në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se Italia i qaset zgjidhjes së problemeve në mënyrë objektive dhe rrënjësore.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika