Meloni: Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë

Giorgia Meloni – kandidatja kryesore për kryeministre në Itali, e ka shprehur qëndrimin e saj karshi Ukrainës, teksa ka thënë se populli ukrainas mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë

Giorgia Meloni - kandidatja kryesore për kryeministre në Itali

Liderja e ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë”, Giorgia Meloni, ka deklaruar se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së re italiane.

Kështu ka thënë ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, në mesazhin e saj dërguar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“E dini se mund të llogarisni në mbështetjen tonë besnike në kauzën për lirinë e popullit ukrainas. Qëndroni të fortë dhe kini besim”, shkroi Meloni.

Kjo deklaratë e saj vjen pas mesazhit urues të presidentit ukrainas, pasi partia e Melonit ka fituar zgjedhjet e përgjithshme, të dielën e 25 shtatorit.

“Ne vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus. Ne llogarisim në partneritetin produktiv me Qeverinë italiane”, shkroi Zelensky në Twitter.

Edhe kryeministri në largim i Italisë, Mario Draghi, ka qenë një prej mbështetësve më të fuqishëm të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë.

Partia e ekstremit të djathtë, “Vëllezërit e Italisë”, lidere e së cilës është Giorgia Meloni, sipas raportimeve të para të Exit-Poll, ka fituar zgjedhjet e Italisë, të cilat janë mbajtur të dielën e 25 shtatorit.

Nëse të njëjtat sondazhe konfirmohen, atëherë Meloni do të formojë qeverinë, duke u bërë kështu kryeministrja e parë grua në vend, shkruan BBC.

 Ajo parashikohet të fitojë midis 22-26% të votave, thotë një sondazh i Rai, përpara rivalit të saj më të afërt Enrico Letta nga qendra e majtë.

Koalicioni i krahut të djathtë ka fituar diku mes 41 e 45 për qind të votës së përgjithshme dhe aleanca e majtë mes 25 dhe 29 për qind.

Pjesëmarrja ishte rreth 64.7%, dramatikisht e ulët në kohën e mbylljes së votimeve, ka thënë ministria e brendshme e Italisë.

Vendimi se kush do të bëhet lideri i ardhshëm i Italisë varet nga presidenti, jo nga Giorgia Meloni dhe kjo do të marrë kohë.

Aleatët e saj, Matteo Salvini i Ligës së ekstremit të djathtë dhe Forza Italia e qendrës së djathtë të Silvio Berlusconit kanë pasur të dy lidhje të ngushta me Rusinë.

Shija e redaktorit

Gazetari i RTV Dukagjinit, Dardan Idrizi shpallet fitues i çmimit...

Në ditën e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), kjo organizatë ka mbajtur një event, në të...

Fotografia familjare e Samitit në Tiranë

Siç e do zakoni, pjesëmarrësit e Samitit në Tiranë për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, kanë realizuar "fotografinë familjare" në ambientet e Hotel Marriott,...

Çfarë do t’i sjellin Kosovës ujditë në samitin e BE-së...

Të martën e 6 dhjetorit, samiti në Tiranë do të jetë i pari midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në territorin e...

Më të lexuarat

Rama polemikë me politikanin zviceran: Akuza për trafikim organesh është...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pasur një polemikë me politikanin zviceran Damien Cottier, i cili i tha kryeministrit të Shqipërisë, se fjalimi...

Publikohen 9 pikat e planit franko-gjerman

Propozimi franko-gjerman për një kornizë të re të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po konsiderohet si një plan konkret për arritjen e një marrëveshjeje...

Aktorja që publikoi videon: Për personat përgjegjës ishte si lojë,...

Aktorja Kaltrinë Zeneli ka treguar historinë e publikimit të videos që bëri bujë të mërkurën, aty ku shihej një e moshuar gjersa keqtrajtohej nga...

Të fundit nga rubrika