Memli Krasniqi përkujton 25 vjetorin e masakrës në Abri të Epërme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot 25 vjetorin e masakrës ndaj familjes Deliu, në Abri të Epërme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot 25 vjetorin e masakrës ndaj familjes Deliu, në Abri të Epërme.

Krasniqi ka thënë se “23 anëtarët e familjes martire Deliu, duarthatë e të strehuar në pyll, u masakruan pa mëshirë, në Abri të Drenicës”.

“Të gjithë, fëmijë, gra e pleq, u ekzektuan me gjakftohësi – si pjesë e politikës shtetërore serbe për të kryer gjenocid në Kosovë. Kriminelët serbë, urdhërdhënës dhe zbatues, të cilët shfarosën familjen Deliu, asnjëherë nuk dhanë përgjegjësi para drejtësisë për krimin e kryer”.

“Me 26 shtator të vitit 1998, 25 vite më parë, barbaria e Serbisë shpërfaqi edhe një herë fytyrën e vet kriminale. 23 anëtarët e familjes martire Deliu, duarthatë e të strehuar në pyll, u masakruan pa mëshirë, në Abri të Drenicës” ka shkruar Krasniqi, duke iu përkulur sakrificës së familjes Deliu.

Ai ka kujtuar edhe tre heronjtë e UÇK-së nga Abria e Epërme, që ranë po atë ditë në altarin e lirisë, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika