Memli Krasniqi pret në takim një delegacion nga Këshilli Atlantik
Pas vizitës që kishte në nëntor të vitit të kaluar në selinë e Këshillit Atlantik në SHBA, sot, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka pritur një delegacion të gjerë në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Përmes një njoftimi në Facebook, Krasniqi tha se përfaqësuesit e Këshillit Atlantik, i ka njoftuar me […]
Pas vizitës që kishte në nëntor të vitit të kaluar në selinë e Këshillit Atlantik në SHBA, sot, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka pritur një delegacion të gjerë në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Përmes një njoftimi në Facebook, Krasniqi tha se përfaqësuesit e Këshillit Atlantik, i ka njoftuar me qëndrimet e PDK-së, në lidhje me zhvillimet e rëndësishme në Kosovë.
“Përfaqësuesit e Këshillit Atlantik i njoftova me punën dhe qëndrimet e PDK-së në raport me çështjet dhe zhvillimet e rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë. Sfidat politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, nëpër të cilat po kalon vendi dhe rajoni ynë – ishin tema për të cilat bashkë i ndamë mendimet dhe qëndrimet tona”, ka thënë ai.
Krasniqi tha se bashkë me miqtë në ShBA nëpërmjet bashkëpunimit dhe ideve të përbashkëta, PDK do të angazhohet, “për hartimin e strategjive të mirëfillta politike në kuadër të vizionit tonë për të ndërtuar një vend më të lirë, më të sigurt dhe më prosperues”.















