Memli Krasniqi tregon rrugëtimin e tij nga fëmijëria në politikë në emision “Radar”

Në një intervistë në "Radar" në Radio Dukagjini, Memli Krasniqi ka ndarë me dëgjuesit më shumë për jetën e tij. Ai ka folur për fëmijërinë e tij në Prishtinë, përvojën e shkollimit, angazhimin në muzikë, si dhe rrugën e tij në politikë, duke arritur deri te pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës

Në “Radar” me Edita Dolin në Radio Dukagjini, Memli Krasniqi ka treguar më shumë rreth fëmijërisë së tij, shkollimit, muzikës, angazhimit të tij në politkë dhe deri te pozita si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se ka lindur në Prishtinë dhe ka një lidhje të veçantë me Mitrovicën, ndoshta edhe për atë aryse njerëzit e ngatërrojnë dhe mendojnë që është nga Mitrovica.

“Politika në Kosovë vitet e fundit është bërë shumë toksike, ku secili është në istikamin e vet dhe gjithçka prej atij istikami për tjetrin duket bardh e zi. Është një prej problemeve që shoh që ka ndikuar në shoqërinë tonë për me e nda dhe me e përça dhe e shoh si problemi më të madh që e kemi. I kemi paragjykimet tona të cilat kemi rezistencë me i ndryshu dhe kjo pastaj po përçohet tek qytetarët dhe është e vërtetë që pastaj mbesim brenda atyre paragjykimeve apo kornizave që kemi krijuar për tjerët dhe nuk lejojmë që me u dhënë mundësi tjerëve apo edhe kundërshtarëve politikë me i njoftë më mirë”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, ai ka theksuar se “sa i përket fëmijërisë, kam lindur në Prishtinë dhe kam shkuar nëpër çerdhet e Prishtinës. Deri në 5 vitet e para kam ndërruar dy-tre çerdhe derisa jam stabiluzuar në lagjen ‘Ulpiana’, e më pas në shkollën fillore ‘Hasan Prishtina’. Të mirat e fëmijërisë kanë qenë se ne kemi pasur një jete komunitare më ndryshe me fëmijet e lagjes dhe shkolles për shkak të kushteve duke krijuar raporte ndërpersonale më të mëdhaja”.

“E mbaj mend ditën kur kam shkuar në shkollë, na kanë thënë që kthehuni, sepse ka qenë koha kur Serbia nuk lejonte që të shkolloheshim. I mbaj mend edhe helmimet e nxënësve të shkollave të mesme në disa raste edhe shkollave fillore. Kemi dasht me jetu sikur tjerët por nuk kemi pasur mundësi për shkak të kohës së okupimit dhe rreziqeve që na u kanoseshin nga policia serbe”, ka treguar ai.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se një prej arsyeve që kishte “hyrë në muzikë ka qenë mundësia e ‘outlet-it’ tim kryesor për me i shprehë brengat e mia dhe pakënaqësitë e mia. Këngën e parë ne e kemi incizuar në vitin 1995 dhe Gjakova ka qenë i vetmi vend në Kosovë që ka pas aktivitet kulturore dhe aty na ftojshin për të performuar”.

“Në vitin 2006 pas kthimit nga Londra, pas studimeve në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike ishte hera e fundit që kam pasur një mini turne të koncerteve në Kosovë dhe u ktheva me vullnet e me entuziasëm prapë në politike me aktivitet në PDK, ku pritej shpallja e pavarsisë së Kosovës dhe priteshin me u mbajt një palë zgjedhje dhe hyra shumë fellë në aktivitet duke u marrë me fushatën zgjedhore që zgjati pothuajse një vit”, vijon Krasniqi.

Ndërsa, së fundi ai për qeverinë aktuale ka thënë se njerëzit nuk janë të kënaqur me pritjet të cilat i ka krijuar kryeministri aktual, Kurti.

“Duhet me kriju jetë më të mirë dhe më të sigurtë për qytetarët të cilët besojnë dhe nëse qytetarët janë të kënaqur me jetën e tyre, normalisht kanë me vazhdu me të njëjtën qeveri, por në çdo takim që mbahet e hulumtohet, njerëzit kanë pakënaqësi. Njerëzit nuk janë të kënaqur, sepse pritjet të cilat i ka krijuar ky kryeministër dhe kjo Qeveri para se të marrin besimin kanë qenë enorme e të jashtëzakonshme. Ndërsa sot, tri vjet pas qeverisjes së tyre, nuk e kemi një projekt të madh që kanë me u mburrë ose me të cilin kanë me dalë në fushatë zgjedhore”, ka përfunduar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika