Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka mbrojtur memorandumin e mirëkuptimit të arritur në qershor mes SHBA-së dhe Irani, duke e cilësuar atë si mënyrën më të mirë që vendi të dalë nga ajo që ai e ka përshkruar si një situatë “as luftë, as paqe”.
Në një fjalim të publikuar nga agjencia shtetërore IRNA të dielën, ai ka thënë se anëtarët e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit besonin se memorandumi përfaqësonte marrëveshjen më të mirë të mundshme, të bazuar në atë që ai e ka përshkruar si dinjitet, urtësi dhe interes kombëtar.
“Shikoni dispozitat e memorandumit, nuk do të gjeni asnjë pikë të vetme në të cilën ne jemi tërhequr apo jemi dorëzuar”, ka thënë Pezeshkian.
Marrëveshja, e njohur si Memorandumi i Mirëkuptimit, të cilin presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar në qershor, përcaktonte një afat ambicioz prej 60 ditësh për përfundimin e luftës me Iranin dhe arritjen e një marrëveshjeje për programin e tij bërthamor.
Ky afat ka përfunduar javën e kaluar, por të dyja palët kanë mbetur shumë larg njëra-tjetrës, pa shenja kompromisi për çështjen thelbësore të rihapjes së Ngushticës së Hormuzit e cila është jetike për transportin detar global.
Ndërsa ka theksuar se Teherani zyrtar nuk kishte ndërmend të tërhiqej përballë kundërshtarëve të tij, Pezeshkian e ka lidhur gjithashtu marrëveshjen me perspektivat ekonomike të Iranit, duke thënë se vendi nuk mund të tërhiqte investime në këtë fazë të bllokuar.
Duke përsëritur komentet e tij të mëparshme për këtë çështje, Zelensky ka thënë se zgjedhjet gjatë luftës mund të ishin të mundshme nëse partnerët e Kievit do të garantonin sigurinë, por se askush nuk ka propozuar një plan të tillë.
“Zgjedhjet tani janë një cunam për shtetin, që do ta përçanin Ukrainën”, ka thënë ai.