“Memoriali përkujtimor në Tiranë”, Mema: Dëshmon historinë e stërvitjeve ushtarake të grupeve nga Kosova

Gazetari, Marin Mema

Në zonën e Surrelit të Tiranës është ngritur memoriali përkujtimor për grupet e para që u stërvitën ushtarakisht në formë të organizuar, me synimin për të çliruar Kosovën nga okupatori serb.

Lidhur me këtë ngjarje, iniciatori i këtij memoriali, gazetari Marin Mema, ka treguar se si erdhi deri tek iniciativa për të ngritur këtë monument historik, si dhe domethënien që mbart në vete për emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini.

Mema ka shpalosur detajet dhe kuptimin kryesor të kësaj vepre artistike, duke thënë se  “Memoriali është rreth 5 metra lart dhe një gur i madh, masiv. Pse gur? Sepse guri dëshmon autofoninë, forcën, guri rëndë peshon vend vetë. Mbi gur është shqiponja. Simboli kombëtar, e cila është gati për të marrë fluturimin sepse aty është foleja. Dhe shqiponja është në një pozitë mbrojtëse dhe sulmuese. Në brendësi të gurit masiv janë emrat e dëshmorëve, që janë boshti dhe themeli që duhet të mbështetet e tashmja dhe e ardhmja”.

Sipas Memës, Memoriali Përkujtimor dëshmon historinë e ardhjes së grupeve nga Kosova për t’u stërvitur ushtarakisht nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

“Vendi në afërsi të Surrelit në Tiranë është vendi ku janë bërë stërvitjet e para të dy grupeve ushtarake, disa emra të jashtëzakonshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të themelit të lirisë së Kosovës. Disa nga emrat janë: Adem Jashari, Sali Çeku, Ilaz Kodra, Zahir Pajaziti etj. Janë emra që meritojnë respekt dhe nderim. Kjo është arsyeja që ky vend duhej të fliste, duhej të rrëfente, të dëshmonte për historinë, duhet të tregonte se si këto grupe kanë ardhur në Tiranë, nga një udhëtim i rrezikshëm për të ardhur dhe stërvitur nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Ky vend nuk kishte asnjë shenjë. Memoriali dëshmon historinë e stërvitjeve ushtarake të grupeve”, ka thënë ai.

 

Në ceremoni morën pjesë familjet historike sikurse ajo Jashari, Çekaj, Pajaziti, Kodra, Hoxha e Qerimi, po kështu ish-ushtarakë, diplomatë, figura të njohura të fushave të ndryshme.

Tashmë, Tirana do të ketë vendin e saj ku t’i nderojë dëshmorët e lirisë Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Sali Çekajn, Ilaz Kodrën, etj.

Ky memorial është ngritur në një vend ku më parë nuk kishte asnjë shenjë që ta përkujtonte këtë histori.

Në Tiranë ngritet memoriali përkujtimor për grupet e para stërvitore ushtarake të UÇK-së

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika