Nën urdhërat e Xavi Hernandez nuk pati minutazh të rregullt dhe tashmë ka vendosur të ndërrojë ambient.
Memphis Depay është afër transferimit në Atletico Madrid.
Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, Depay do të nënshkruajë marrëveshje deri në vitin 2028.
Madrilienët do të paguajnë për shërbimet e tij rreth katër milionë euro.
Depay ishte bashkuar Barcelonën në verën e vitit 2021 si transfer i lirë, teksa paraprakisht ka qenë pjesë e Lyonit.
Në total, ai është paraqitur në 30 ndeshje të La Ligës, teksa ka shënuar 13-të gola dhe ka asistuar dy herë.