Menaxhmenti i “Trepçës” suspendon nga puna katër sindikalist dhe një minator

Minatorët e Trepçës kanë hyrë në ditën e shtat të grevës brenda minierës. Gjendja e tyre po vazhdojnë të rendohet derisa ende nuk ka një sinjal për realizimin e kërkesave të tyre. Menaxhimet gjatë ditës së sotme ka kumtuar vendimin për suspendimin e anëtarëve të sindikatës dhe të një punëtori

Korridori i horizontit të 10 në minierën e “Trepçës” është bërë rruga prej nga po barten minatorët deri në auto-ambulancë.

Është dita e shtatë e grevës, qëndrimi nëntokë është bërë rutinë për ta.

Dalja në sipërfaqe është vetëm për raste kur gjendja shëndetësore iu përkeqësohet.

Është dita e shtatë e grevës, qëndrimi nëntokë është bërë rutinë për ta.

Dalja në sipërfaqe është vetëm për raste kur gjendja shëndetësore iu përkeqësohet.

“Unë jam dalë i vetmi prej shokëve, nuk e di sa kom nejt, ndoshta kom nejt përmbi 1 orë e gjysmë pa vetëdije në Spitalin e Mitrovicës. Atje kemi marrë një ndihmë shumë të shpejtë dhe në atë moment kur e kemi ni vetën shumë pak mirë jam ardh dhe ju kam bashkangjit shokëve këtu të grupit”, ka thënë minatorigrevist Fadil Bajraktari.

Fadil Bajraktari, Minator

Ndonëse përjetimi i tyre në grevë brenda zgafelles për një periudhë kaq të gjatë është e para herë për disa prej tyre, vendimi për të vazhduar është i pathyeshëm.

“Gjendja është shumë e rëndë si në shëndet si në të tjerat. jena lodh, jena mërzit bajagi shumë, po mundohemi, s’po dorëzohemi, dashtë zoti sa ma shpejt po realizohen edhe kërkesat tona”, ka thënë minatori Besnik Qelaj për RTV Dukagjini.

Sindikalistët e minatorëve të “Trepçës”, gjatë ditës së hënë morën një lajm befasues për ta.

Besnik Qela, Minator

“Mbas shqiptimit të këtij vendimi për suspendimin e pesë personave, katër nga kryesia e sindikatës, së bashku me mua si kryesindikalist, nënkryetari dhe dy nga anëtarët e sindikatës dhe njëminator-udhëheqës i një njësie. Mendojmë që kjo nuk i kontribuon demokracisë, i kontribuon më shumë shkeljes së lirisë dhe të drejtave të njeriut”, ka thënë Kryetar i Sindikatës së Punëtoreve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi.

Për vendimin për suspendim dhe për atë që po ndodhë në Stantërg edhe gjatë kësaj së hënë u.d. i kryeshefit Enis Abdurrahmani ka qenë i pa-qasshëm.

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika