Përparim Gruda nga radhët e PDK-së, e ka cilësuar si “mendësi totalitare” deklarimet e Drita Morinës anëtares të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), e cila ka paralajmëruar mundësinë e shqyrtimit për mbylljen e emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
I ftuar në Debat Plus, Gruda ka deklaruar se këtë mendësi të qeverisjes e kanë ndalë në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Ajo anëtarja që flet për mbylljen e ‘Debat Plus’-it, ajo veç shpreh mendësinë në cilën jemi, e që është mendësia totalitare e qeverisjes të cilën e kemi ndalë më 7 qershor. Nuk i kemi fituar zgjedhjet, por mendësinë totalitare e kemi ndalë”, ka deklaruar Gruda.