”Mendon se i di të gjitha” – Rukiqi: Kurti jeton në iluzion dhe rrethohet nga servilë të pushtetit

Berat Rukiqi, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, në një intervistë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka goditur liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se kundërkandidatët e tij për kryeministër “kanë ikur prej orës së ekonomisë”, duke thënë se ai po jeton në iluzion.

“Ai po jeton në njëfarë iluzioni optik”.

”Është mësuar që të tjerët t’i thonë se i di të gjitha. Unë kam bindjen se ai mendon që i di të gjitha gjërat, për shkak se kështu është mësuar nga rrethi, nga oborri i shtëpisë, nga këshilltarët e tij – nëse mund t’u themi këshilltarë – që nuk ia tregojnë gjërat ashtu siç duhet dhe ashtu siç janë”.

”Ata nuk mund t’i quash këshilltarë, por më shumë servilë të pushtetit, e jo njerëz që ia duan të mirën”, ka thënë Rukiqi.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika