Mënyra më të shëndetshme për heqjen e mykut

Është një nga gjërat më të vështira për t’u pastruar dhe më të papërshtatshmet për syrin në dhomën tuaj,të ndejës, apo edhe në ambiente tjera,  produktet që e largojnë atë shpesh janë plot me kimikate që janë rrezik i madh për shëndetin.

Pra, nëse keni probleme me zonat e mykut të zi, është më mirë të provoni të përdorni një alternativë natyrale se sa gjërat që blihen e nuk iu dihet përbërësi, kur bëhet fjalë për ta hequr qafe atë njëherë e përgjithmonë.

Dhe gjëja më e mirë është se ju mund të keni tashmë disa nga mjetet në dollapin tuaj.

Së pari, ekstrakti i farës së grejpfrutit. Ai përmban limonoidë dhe naringeninë, të cilat depërtojnë në bakteret dhe i vrasin ato përgjithmonë.

Për ta përdorur, duhet të mbushni një shishe me ujë dhe të shtoni 10 pika vaj për çdo filxhan ujë.

Spërkateni me bollëk në zonën e prekur të mykut, lëreni të qëndrojë për një orë dhe më pas fshijeni me një sfungjer ose furçë.

Më pas, uthulla e bardhë e distiluar është shumë efikase dhe një lëng fantastik për pastrimin në zona të tjera të shtëpisë, por edhe një largues efektiv myku falë aciditetit dhe vetive antibakteriale.

Përdorni një shishe spërkatëse për ta aplikuar në zonë dhe fshijeni mykun sipërfaqësor me një peshqir kuzhine.

Më pas mund të përdorni një furçë dhëmbësh për t’u pastruar çdo njollë kokëfortë. Pasi muri të jetë tharë, përdorni një peshqir të lagur për t’i dhënë sipërfaqes një fshirje përfundimtare.

Ju mund ta përdorni këtë të pa holluar në myk  por mos harroni të e pastroni mirë edhe me një aromatizues, nëse nuk dëshironi që dhoma juaj e gjumit të ketë erë si një dyqan peshku!

Heqësi i fundit natyral i mykut është lëngu i limonit. Ndërsa nuk është aq efektiv sa dy opsionet e mësipërme, është një zgjedhje e mirë për një trajtim dytësor të mykut, ose për pjesë më të vogla të mykut.

Thjesht shtrydhni tre deri në pesë limona dhe vendosni lëngun direkt në myk. Pas 10 minutash, mund ta fshini atë dhe mykun ta hiqni me një peshqir të lagur.

Këto janë të provuara dhe do të jenë ndihmues ndaj mykut që është shumë i pështirë dhe i rrezikshëm për shëndetin.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika