“Mënyra sesi Naim Murseli e përshkruante ikjen ngjante më shumë me ikjen në luftë sesa me grabitje”, thotë avokati Jashari

Avokatin, Arbër Jashari, nuk e ka bindur fare rrëfimi i Naim Murselit, i cili dyshohet se e ka organizuar dhe porositur vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt. Ai thekson se përshkrimi i Murselit më shumë ngjante në një ikje prej ndonjë lufte sesa me një vepër siç është grabitja

Avokatin, Arbër Jashari, nuk e ka bindur fare rrëfimi i Naim Murselit, i cili dyshohet se e ka organizuar dhe porositur vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për vrasjen që tronditi vendin, Jashari ka thënë se mënyra sesi Murseli e ka përshkruar ndodhinë, sipas tij, nuk kishte logjikë.

Ai thekson se përshkrimi i Murselit më shumë ngjante në një ikje prej ndonjë lufte sesa me një vepër siç është grabitja.

“Mënyra se si ai e përshkruante ikjen më shumë ngjante në luftë sesa me një vepër reale të grabitjes. Kam qenë i bindur se kjo nuk është grabitje, sepse grabitësi e ka për qëllim marrjen e sendeve me dhunë ose kanosje serioze, ai është hajn që del për me të frikësu me armë për me realizu qëllimin e vet. Mënyra qysh ai e përshkruante nuk kishte logjikë. Grabitësi nuk besoj se do të kishte ardhur deri të ekzekutimi i gruas, sepse nuk besoj që gruaja ka shfaqur ndonjë rezistencë. Nuk më ka bindur rrëfimi i tij se është një grabitje. Nuk më vjen mirë që ka dalë ai versioni që kam thënë unë. Familja do ta kishte pranuar më lehtë po të ishte grabitje”, tha Jashari.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika