Mercedesi mund ta prezantojë një “baby” G-Class

A mundet ky Benz më i vogël të përballet me Jeep Wrangler dhe Ford Bronco?

Mercedes-Benz G-Class është një nga modelet më të famshme dhe më të kërkuara të kompanisë gjermane dhe për shkak të popullaritetit, prej vitesh qarkullojnë thashethemet për një model “baby G” ose GLG.

Nuk e kemi parë ende, por kjo mund të ndodhë në vitin 2026, shkruan revista gjermane “Handelsblatt”.

Mercedesi dëshiron të tregtojë klasën “mini G”, e cila do të jetë pak më e shkurtër se ajo standarde, por edhe dukshëm më e ulët, gjë që mund të ndikojë në aftësitë e motorit.

Modeli thuhet se do të bazohet në platformën e ardhshme MMA që do të debutojë në vitin 2024 dhe do të përdorë gjeneratën e ardhshme të automjeteve “Entry Luxury” që do të përfshijë modelet e ridizajnuara GLA dhe GLB, si dhe CLA dhe ClA Shooting Brake të ardhshëm.

Nëse prodhohet, SUV-i i frymëzuar nga G-Class ka të ngjarë të jetë një automjet elektrik me një bateri që karikohet shpejt falë një sistemi 800 volt.

Mercedesi ka konfirmuar planet për të “reduktuar numrin e varianteve të modelit Entry Luxury nga shtatë në katër, duke rritur ndjeshëm substancën teknologjike të këtyre produkteve”.

Shefja e Mercedes-Benz Group, Ola Kallenius, thuhet se është një fanse e madhe e G-Class të vogël, aktualisht shumë pak dihet për këtë automjet.

Dyshohet se ka nga ata që janë kundër modelit, kështu që prodhimi është ende i pasigurt. Pavarësisht spekulimeve, ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për zhvillimin e automjetit.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika