Mercedesi synon t’i japë Hamiltonit kontratë të re dhe bolid fitues

Mercedesi ka vendosur t'i japë pilotit Lewis Hamilton të motivuar një makinë fituese dhe zgjatje të kontratës këtë sezon

Mercedesi

Mercedesi është i vendosur t’i japë pilotit Lewis Hamilton të motivuar një makinë fituese dhe një zgjatje të kontratës këtë sezon.

Toto Wolff thjesht nuk ka një afat kohor për asnjërin.

Mercedesi të mërkurën zbuloi se është rikthyer në një skemë ngjyrash tërësisht të zeza për këtë sezon në Formula 1 dhe drejtori i ekipit Wolff ishte i bindur se makina është përmirësuar nga viti i kaluar.

Wolff ishte i kujdesshëm kur u pyet nëse makina mund të ishte në të vërtetë e aftë të fitonte, por tha se zhvillimi i vazhdueshëm nuk do të ishte një pengesë në negociatat me Hamiltonin.

Mercedesit vitin e kaluar iu ndërpre seria prej tetë titujve të botës, ndërsa kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, Hamilton për të herë të parë në karrierë e mbylli sezonin pa fitore. Piloti tjetër, George Russell, shënoi fitoren e vetme të Mercedesit.

Përpjekjet për të fituar në sezonin e ri, nuk do të jenë një pengesë në negociatat e kontratës së Hamiltonit, tha Wolff.

“Unë nuk mendoj se Lewisi ka dyshime se ne do të performojmë mirë. Në fakt, ne do të bëjmë një gjë të tillë dhe këtë e them me siguri të plotë”, tha Wolff, i cili e bëri të qartë vazhdimisht, “ne do të jemi konkurrues. Nuk e dimë se kur”.

Viti i kaluar ishte i vështirë për Hamiltonin pasi dizajni i bolidit të Mercedesit i humbi shumë pikë. Ishte njëkohësisht jokonkurrues dhe fizikisht i vështirë për t’u vozitur, duke pasur telashe të shumta pas çdo gare.

Megjithatë, Hamilton tha në fund të sezonit të kaluar se donte një rinovim afatgjatë të kontratës. Hamilton, i cili mbushi 38 vjeç muajin e kaluar, përsëriti dëshirën e tij për të vazhduar vozitjen në zbulimin e bolidit të mërkurën.

“Unë vazhdoj të dua garat dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, tha Hamilton. “Është pjesë e ADN-së sime dhe gjithmonë besoj se mund të përmirësohem. Kam në plan të qëndroj edhe pak më gjatë”.

Wolff tha se ka pasur një bisedë me Hamiltonin për një kontratë të re, por se ai nuk kishte as një afat kohor dhe as një prirje për të nxituar procesin.

Ai tha se as paga dhe as mosha nuk ishin shqetësuese për Mercedesin dhe Wolff e krahasoi Hamiltonin me qendërmbrojtësin e NFL-së, Tom Bradyd, i cili muajin e kaluar doli në pension në moshën 45-vjeçare.

“Mendoj se mosha 38 vjeç nuk luan asnjë rol për këtë kontratë të radhës. Nëse shikoni, atëherë e dini se sportistët më të mirë në botë i kalojnë kufijtë, dhe unë po mendoj për Tom Bradyn. Mosha nuk luan asnjë rol”, tha Wolff. “Lewisi më duket mua është në formë të shkëlqyer, shumë pozitiv dhe i motivuar. Ndoshta, edicioni i ri do të jetë më i miri i tij. Ai ka lidhje me skuderinë. Fituam tetë tituj radhazi për konstruktorë dhe e patëm gabim vitin e kaluar”.

Skema e ngjyrave të zeza në bolid u prezantua nga Mercedesi në vitin 2020 për të promovuar diversitetin dhe përfshirjen në hap me shtytjen vokale të vetë Hamiltonit për të rritur përfaqësimin e pakicave në botën e motorsportit. Mercedes u kthye në ngjyrën e tij tradicionale të argjendtë pas dy vitesh, por kalimi në të zezë është krijuar për të ulur peshën e makinës.

“Ne ishim mbipeshë vitin e kaluar”, tha Wolff. “Këtë vit ne jemi përpjekur të kuptojmë se ku mund të shtrydhim çdo gram”.

Pavarësisht performancës së dobët të makinës së vitit të kaluar, Wolff tha se planifikon të shfaqë Mercedesin në hollin e selisë në Brackley si një mjet motivues.

“Për mua është një simbol i guximit. Ne morëm një drejtim radikal të projektimit vitin e kaluar, ku guxuam dhe dështuam”, tha Wolff.

“Pra, për mua, kjo tregon shumë mentalitetin e ekipit, se sa është e rëndësishme të përballesh me suksesin dhe dështimin në të njëjtën kohë. Unë dua që ne të marrim rreziqe të llogaritura dhe të jemi të guximshëm”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika