Mercenarët rusë në Afrikë mund të dërgohen në Ukrainë

Derisa Rusia vazhdon luftën në Ukrainë, disa vëzhgues po paralajmërojnë se forcat ruse mund të marrin mbështetje nga mercenarët të lidhur me Rusinë, të vendosur në Afrikë. Për vite me radhë, Wagner Group, një organizatë private ushtarake në lidhje të ngushta me Kremblinin, ka operuar në vende të ndryshme afrikane, përfshirë Libinë, Sudanin dhe Republikën Qendrore të Afrikës.

Ndërsa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin kërkon përforcime për fushatën ushtarake në Ukrainë, ai mund të urdhërojë që këta luftëtarë të veprojnë më afër Rusisë, thonë ekspertët.

Wagner, ushtritë mercenare ruse që përdoren në Lindjen e Mesme – Indeksonline.net

Tërheqja e mercenarëve nga Repubika e Afrikës Qendore për në Ukrainë, do të thotë se ata kanë përvojë në fushën e betejës, janë të trajnuar mirë dhe pasi kanë qëndruar gjatë ne Afrikë, ata janë më të dobishëm në Ukrainë,është shprehur korrespondenti, Philip Obaji Jr.

Raportimet e gazetarit tregojnë se rreth 500 mercenarë kanë lënë Republikën e Afrikës Qendrore për të luftuar në Ukrainë.

Gazeta britanike “DailyMail”, njofton se disa nga luftëtarët janë pjesë e një skuadre zjarri për të kryer atentate ndaj zyrtarëve ukrainas, përfshirë këtu edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Rrjeti CNN njofton se Rusia planifikon të dislokojë në Ukrainë 1 mijë mercenarë, sipas një burimi amerikan.

Zyrtari i Rusisë i tha rrjetit të CNN-it, mercenarët rusë që ndodhen brenda Ukrainës, nuk kanë pasur rezultate të mira me rreth 200 prej tyre të vrarë në luftime. Por, korrespondenti Obaji thotë se, luftëtarët nga Afrika janë ende të vlefshëm për shkak të përvojës së tyre.

Philip Obaji Jr | Al Jazeera Media Institute

”Këta mercenarë kanë qenë shumë aktivë, të cilët shumë prej tyre, më parë kanë vepruar në Libi e Siri. Janë njerëz që kane qenë në luftime dhe kanë mjaft përvojë”,ka theksuar ndër të tjerash Obaji.

Grupi Wagner ka një histori akuzash për vrasje pa gjyq, për dhunime dhe abuzime të tjera në Afrikë. Ndonëse nuk i përshtaten luftës konvencionale në Ukrainë, mercenarët mund të ngarkohen me objektiva të tjera, që Rusia nuk dëshiron të kenë lidhje me forcat e rregullta, thonë disa ekspertë.

Grupi Wagner është një zgjidhje e shkëlqyer, për ndërhyrje të huaj me kosto të ulët.

Ndërhyrja ruse në Ukrainë nuk ka një kosto të ulët dhe mercenarët janë më të dobishëm në Afrikë. Por, ushtarët e grupit Wagner që kanë eksperiencë edhe në luftëra të tjera është pikërisht kjo që ne pritet t’u kërkohet atyre të bëjnë në Ukrainë. Pra, të punojnë për të përforcuar forcat lokale, të veprojnë përkrah tyre dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre, si dhe të ofrojnë njëfarë lloj komande dhe kontrolli, por jo mbajtje përgjegjësie.

Pavarësisht, nëse dërgohen apo jo në Ukrainë, forcat e grupit Wagner vazhdojnë që të jenë kërcënim për vendet afrikane.

Gjenerali nga Komanda Amerikane në Afrikë, Stephen Townsend thotë se kemi parë grupin Wagner, këtë ushtri mercenare, duke punuar në kontinentin afrikan. Ata kanë vepruar në Republikën Qendrore Afrikane, Sudan dhe Libi. Ata nuk zbatojnë rregullat e askujt, bëjnë vetë ligjin, dhe e shkelin atë. Ata kryejnë shkelje të rënda të të Drejtave të Njeriut, si dhe vrasin të pafajshëm dhe civilë.

DVIDS - Video - Lt. Gen. Stephen Townsend

Pavarësisht mjegullës së luftës, analistët thonë se do të vëzhgojnë nga afër për çdo shenjë të aktivitetit mercenarë në Ukrainë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË me Marin Memën: Kemi nevojë të duam më shumë...

Cilki i dokumentarëve, 'Gjurmë Shqiptare' me autorin Marin Mema, në Top Channel Albania përfshin një audiencë të të gjitha moshave. Në 'Gjurmë Shqiptare' trajtohen tema...

Këngët për nder të gjeniut Andy Warhol

Data e 6-gushtit shënon lindjen e një pop artisti si Andrew Warhol, arti i tij i  mrekullueshëm dhe idetë revolucionare të Warhol ishin padyshim...

“Film n’park”, tradita që i rikthehet Prishtinës

Në zemrën e gjelbërt të kryeqytetit, në mesin e dritave, miqve dhe muzikës, është vendi ku “Film n’park” shënon një rikthim pas kufizimeve nga...

Më të lexuarat

Të shtëna me armë në Cetinë, më shumë se dhjetë...

Të premten e 12 gushtit në Cetinë të Malit të Zi, një 34-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të disa personave dhe më...

Një person largohet nga një restorant në Pejë pa paguar...

Një person mashkull shihet duke ngrënë mengjes, dhe menjëherë pas përfundimit ai shihet duke u larguar pa komunikuar me ndonjë kamerier nga restoranti. Pamjet e...

As për 35 vjet qytetarët me rrogë mesatare nuk mund...

Paga mestare në Kosovë sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) është 380 euro në sektorin privat, ndërsa ajo e sektorit publik është më...

Të fundit nga rubrika