Merdara dhe Dheu i Bardhë, pikat kufitare me fluks më të madh përgjatë vikendit

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pritjet në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdarë, arrijnë deri në një orë

Fotoilustrim
Merdara dhe Dheu i Bardhë do të jenë pikat kufitare me radhët më të gjata të automjeteve përgjatë vikendit, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Përmes një njoftimi në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), bëhet e ditur se pritjet e qytetarëve në pikën kufitare të Dheut të Bardhë arrijnë deri në një orë duke bërë që kolona të arrijë në 500 metra.

Ndërkaq në Merdarë, koha e pritjes së qytetarëve mbetet po e njëjtja ndërsa, gjatësia e kolonës së automjeteve është 700 metra.

Në pikëkalimin kufitar të Jarinjës dhe Muçibabës, pritjet për të dalë janë 10 deri në 15 minuta.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika