Mërgata me mesazh para BE-së: Evropa ta dëgjojë zërin e shqiptarëve

Platëforma qytetare "Liria ka Emër" dhe mërgata shqiptare kanë mbajtur protestë para Parlamentit Evropian në Bruksel ku kanë kërkuar drejtësi për ish liderët e UÇK-së

Zëri i mërgatës shqiptare ka jehuar këtë të shtune para Parlamentit Evropian në Bruksel, ku mijëra protestues janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lirimin e tyre.

Rreth organizimit të këtij tubimi në kryeqendrën evropiane kanë folur organizatorët Ismet Ademi dhe Ornela Prifiti, të cilët kanë theksuar rëndësinë e përcjelljes së mesazhit të shqiptarëve tek institucionet evropiane.Ornela Prifiti ka thënë se mesazhi i protestës është i qartë: drejtësia duhet të vihet në vend.

Ajo ka theksuar se mijëra shqiptarë janë mbledhur para Parlamentit Evropian me motot “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka Emër”, për të shprehur mbështetjen e tyre për çlirimtarët.

Ndërkaq, Ismet Ademi ka bërë të ditur se në protestë po marrin pjesë shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës, përfshirë Gjermaninë, Holandën, Francën dhe Luksemburgun.

Ai ka shprehur bindjen se ky tubim do të përcjellë një mesazh të fuqishëm te institucionet evropiane.

“Besoj që Evropa do ta dëgjojë zërin e shqiptarëve”, deklaroi Ademi, duke shtuar se kërkesa e protestuesve është që çlirimtarët të kthehen sa më shpejt pranë familjeve të tyre.

Sipas tij, pjesëmarrja e madhe në protestë dëshmon përkrahjen e mërgatës shqiptare për çlirimtarët.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika