Mërgim Lushtaku ftohet nga Prokuroria për intervistim pas rrahjes në Kuvend
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku, është ftuar nga Prokuroria për intervistim pas skenave të dhunës në Kuvendin e Kosovës. Vetë Lushtaku ishte një nga protagonistët e dhunës që ka ndodhur në kuvend këtë të enjte. Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është thirrur të paraqitet në Prokurori pasi dyshohet për veprën penale “Sulm” ndaj […]
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku, është ftuar nga Prokuroria për intervistim pas skenave të dhunës në Kuvendin e Kosovës.
Vetë Lushtaku ishte një nga protagonistët e dhunës që ka ndodhur në kuvend këtë të enjte.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është thirrur të paraqitet në Prokurori pasi dyshohet për veprën penale “Sulm” ndaj deputetëve, raporton Telegrafi.
Përleshja ka ndodhur pasi deputetët opozitarë ndërprenë fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës plenare më 13 korrik, me deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku, që hodhi ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi.
Kjo u pasua me përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe anëtarëve të Qeverisë Kurti.
















