UEFA e ka konfirmuar pezullimin për dy ndeshje edhe për turkun Merih Demiral, me efekt të menjëhershëm.

Ai nuk do të jetë në fushë për ndeshjen kundër Holandës dhe, nëse ata kualifikohen në gjysmëfinale, nuk do të jetë në dispozicion as për atë ndeshje.

Shkak për këtë dënim është bërë mënyra e festimit të golit, e cila është cilësuar si nacionaliste.

Kështu Demiral, që ishte hero i Turqisë në ndeshjen ndaj Austrisë, do të mungojë në çerekfinale të Evropianit ndaj Holandës.

Federata Turke e Futbollit ka apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).