Meritan Shabani transferohet te klubi “Grasshoper”

Mesfushori ofensiv, Meritan Shabani, këtë të shtunë ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi me klubin zviceran "Grasshoper"

Mesfushori ofanzivë nga Kosova, Meritan Shabani

Pas tre vjetësh qëndrimi në skuadrën angleze “Wanderers”, Meritani Shabani është transferuar te klubi zviceran “Grasshoper”.

Mesfushori ofensiv ka pësuar dy lëndime, të cilat e mbajtën për shumë kohë larg fushës. Shabani është stërvitur në “Gransshoper”, dhe kanë rënë dakord me trajnerin Giorgio Contini për kontratë.

Kontrata e 23-vjeçarit me “Grasshoper” është dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vjet tjetër.

“Grasshoper” ka nënshkruar kontratë edhe me Renat Dadashov.

Fillimisht, mesfushori ofensiv ka filluar karrierën e tij në Bayern Munich, derisa për disa muaj ka luajtur si i huazuar edhe te VVV-Venlo në Holandë.

“Me Shabanin dhe Dadashov po nënshkruajmë me dy lojtarë me cilësi të forta teknike, të cilët mund të krijojnë raste në çdo moment”, ka thënë drejtori sportiv i “Grasshoper”, Bernt Haas.

Haas ka shtuar se Shabani ka treguari potencial të madh në javët e para, dhe kanë besim se do të forcojë ndjeshëm ofensivën e tyre.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika