Meritat për heqjen e vizave, Krasniqi: Disa deputetë të LVV-së po harrojnë që ishin në LDK dhe PDK

Nëse liberalizohen vizat në Kosovë, deputetja Rrezarta Krasniqi nga LDK-ja ka thënë se kriteret janë plotësuar që nga viti 2018, dhe se merita nuk i mbetet vetëm Qeverisë aktuale të Kosovës, por e të gjitha qeverive. Po ashtu, ajo ka thënë se disa deputetë të LVV-së po harrojnë që kanë qenë anëtarë të qeverive paraprake

Rrezarta Krasniqi, deputete nga radhët e LDK-së





Liberalizimi i vizave për Kosovën, është një temë që është diskutuar shumë por, tashmë e disa ditë në Bruksel janë duke qëndruar deputetet e Kuvendit të Kosovës, me një sërë takimesh në lidhje me këtë çështje.

E që në linjë të drejtpërdrejtë telefonike për Radio Dukagjinin në emisionin Magazin kanë treguar në detaje se çfarë po bisedohet në Bruksel në lidhje me liberalizimin e vizave, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, si dhe deputetja Rrezarta Krasniqi, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Krasniqi ka treguar se që nga dita e hënë me disa anëtarë të Komisionit për Integrim Evropian dhe për Politik të Jashtme janë në Bruksel, duke zhvilluar takime të ndryshme me eurodeputet, me të cilët po diskutojnë për proceset integruese të Kosovës dhe për liberalizimin e vizave.

Nëse liberalizohen vizat, Krasniqi ka thënë se kriteret janë plotësuar që nga viti 2018, dhe se merita nuk i mbetet vetëm Qeverisë aktuale të Kosovës, por e të gjitha qeverive .

“Merita nuk i mbetet vetëm kësaj qeverie, por e të gjitha qeverive, dhe duhet të festojmë të gjithë së bashku, nëse ky proces do të përfundojë me sukses”, është shprehur Krasniqi.

Po ashtu, Krasniqi është shprehur se nga kjo deklaratë kanë reaguar deputetët të cilët sipas saj, kanë harruar se kanë qenë edhe anëtarë në qeverisjen e LDK-së dhe PDK-së.

“Deklaratat e kolegëve të mijë të cilët po harrojnë që kanë qenë pjesë e qeverive të mëhershme. Kanë harruar që kanë qenë në qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe anëtarë të Partisë Demokratike. Ata po harrojnë që kanë qenë anëtarë të qeverive paraprake”, shtoi Krasniqi.

Time Kadrijaj, deputete nga radhët e AAK-së

Po ashtu, deputetja Kadrijaj ka mbështetur këtë deklaratë të deputetes Krasniqi, duke thënë se nuk është punë e një qeverie, duke theksuar se pozicioni i partive opozitare në Kuvend është që e përkrahë këtë Qeveri në proceset integruese, pasi është në interes të qytetarëve të Kosovës dhe nuk është në interes se në cilën qeveri është përfunduar çështja e liberalizimit të vizave.

“Është një lajm i mirë për Kosovën, pasi për herë të parë është në axhendën e Këshillit, i cili do të mbahet më 13 tetor dhe se presim që ky proces të finalizohet me sukses”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi ka shtuar se të gjithë deputet evropian që i kanë takuar deri më tani kanë thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika