Merkel: Asnjë justifikim për shpërfilljen brutale të ligjit nga Rusia

Ish kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kritikuar shkeljen e ligjit që po bën Rusia gjatë luftës së saj në Ukrainë dhe ka shtuar se refuzimi i Gjermanisë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO në vitin 2008, ka qenë në të mirën e Ukrainës pasi që kjo e fundit rrezikohej nga veprimet e Putinit

Angela Merkel

Nuk ka asnjë justifikim për mosrespektimin brutal të ligjit ndërkombëtar nga Rusia në Ukrainë, ka thënë ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel në intervistën e parë që nga largimi i detyrës vitin e kaluar.

Merkel tha se “nëse fillojmë të kalojmë nëpër shekuj dhe të themi se cila pjesë e territorit i përket kujt, atëherë do të kemi vetëm luftë – kjo nuk është aspak e mundur”, raporton BBC.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kritikoi më parë Merkelin dhe ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy për masën e tyre për të bllokuar pranimin e Ukrainës në NATO në vitin 2008, duke sugjeruar se ishte një “llogaritje e gabuar” e qartë që inkurajoi Rusinë.

E pyetur në lidhje me refuzimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO në atë kohë, Merkel tha se nëse ajo nuk do të kishte vënë veton ndaj veprimit, “Putini do të bënte diçka që nuk do të ishte mirë për Ukrainën”, transmeton PortaliD.

Theksojmë se ligjvënësit e Rusisë kanë votuar për largimin e vendit të tyre nga juridiksioni i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut pas më shumë se 20 vjetësh si anëtare e Këshillit të Evropës, organizata më e lartë e të drejtave të kontinentit.

Ndryshe, Rusia edhe sot ka vazhduar me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika