Merkel merr Çmimin e Paqes nga UNESCO për pranimin e refugjatëve

Kriza e refugjatëve dominoi mandatin e tretë të ish-kancelares Merkel, më shumë se çdo çështje tjetër. Për këtë, UNESCO ka vendosur t'i dhurojë Çmimin e Paqes

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel

Për angazhimin e saj të madh ndaj krizës së refugjatëve, ish-kancelarja Angela Merkel është vlerësuar me Çmimin e Paqes nga organizata kulturore e OKB-së, “UNESCO”.

“E gjithë juria u prek nga vendimi i saj i guximshëm në vitin 2015 për të pranuar më shumë se 1.2 milionë refugjatë, veçanërisht nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Eritrea”, tha presidenti i jurisë dhe fituesi i çmimit Nobel për Paqe 2018, Denis Mukwege të martën në Paris.

“Është një mësim që ajo ia lë historisë”, ka thënë ai.

Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, gjithashtu nderoi angazhimin e Merkelit.

“Paqebërja ka të bëjë gjithashtu me hapjen e dyerve për ata që vuajnë,” deklaroi ajo.

Çmimi mban emrin e ish-kreut të shtetit të Bregut të Fildishtë, Félix Houphouët-Boigny.

Pas 16 vitesh në detyrë, Merkel u largua nga posti i saj si kryetare e shtetit të Gjermanisë në vitin 2021. Kriza e refugjatëve dominoi mandatin e saj të tretë më shumë se çdo çështje tjetër.

Një valë refugjatësh u afrua në kufijtë e Evropës në vitin 2015 si rezultat i luftërave në Lindjen e Mesme, kryesisht në Siri, Afganistan dhe Irak.

Çmimi i Paqes u jepet çdo vit që nga viti 1989 njerëzve, organizatave ose institucioneve që kanë bërë përpjekje të veçanta për të promovuar, hulumtuar ose siguruar paqen.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika