Merkel: Për Putinin, vetëm pushteti ka vlerë

"Për Putinin, vetëm pushteti ka vlerë", kështu ka deklaruar ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin

Angela Merkel





Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbrojtur politikën e saj ndaj Rusisë përpara pushtimit të Ukrainës në shkurt, duke thënë se pushteti i saj për të ndikuar te presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte mbaruar.

Merkel ishte përpjekur të organizonte bisedime evropiane me presidentin rus, Putin dhe presidentin francez, Emmanuel Macron në verën e vitit 2021.

“Por unë nuk kisha fuqi për të arritur qëllimin tim. Vërtetë të gjithë e dinin, në vjeshtë do të largohesha”, ka deklaruar ajo për Spiegel News, raporton BBC.

Pas katër mandatesh si kancelare, zonja Merkel u largua nga detyra në dhjetor.

Merkel tha se nuk i vjen keq që la detyrën në dhjetor, sepse mendonte se qeveria e saj po dështonte të bënte përparim jo vetëm për luftën në Ukrainë, por edhe në konfliktet në Moldavi, Gjeorgji, Siri dhe Libi, ku të gjitha përfshinin agresionin rus.

Ajo theksoi se “për Putinin, vetëm pushteti ka vlerë”.

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt.

Pas sulmeve ajrore ruse që goditën Ukrainën, në shumicën e qyteteve të vendit është rikthyer energjia elektrike, përveç në kryeqytet.

Kievi mbetet ende me furnizim të kufizuar të energjisë, pas sulmeve ruse të 23 nëntorit.

Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, tha vonë më 24 nëntor se 60 për qind e qytetit ende nuk ka energji elektrike, raporton REL.

Ai shtoi se prioritet mbetet edhe furnizimi me ujë dhe transporti publik.

Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e dhjetë, po vazhdojnë sulmet e intensifikuara ruse me raketa ndaj infrastrukturës civile.

Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë të tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht.

Në fillim të nëntorit, Moska ka tërhequr trupat e saj nga qyteti jugor Herson – një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus.

Në të kaluarën, kur Rusia ka pësuar humbje në terren, ajo ka sulmuar përmes ajrit.

Kievi ende pa rrymë pas sulmeve ajrore ruse





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika