Merr fund qeverisja e përbashkët VV-PDK në Gjilan

Lëvizja Vetëvendosje e ka prishur koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës për qeverisje në komunën e Gjilanit, ka njoftuar kryetari Alban Hyseni

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se qeverisja e përbashkët me Partinë Demokratike të Kosovës ka marrë fund.

Kështu bëri të ditur ai përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se vendimet e konstatuara si të kundërligjshme, si dhe që favorizojnë individë e grupe të interesit, janë tema që nuk diskutohen, por anulohen pa alternativë.

“Pas dështimit të seancës për të tretën herë me radhë, qeverisja e përbashkët me PDK në Gjilan ka marrë fund. Janë tri vendime, pas të cilave, të ngjashme presim të vijnë ende për votim, që po bëhen shkaktarë për ndërprerjen e bashkëpunimit”, shkroi ai.

Hyseni ka theksuar se “vazhdojmë të jemi të prerë në qëndrimet dhe parimet tona”.

“Pavarësisht pengesave dhe barrierave të shumta nga shumë akterë, askush dhe asgjë nuk devijon misionin tonë”, shtoi më tutje Hyseni.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika