Merz: Nuk do t’i këshilloja fëmijët e mi të jetojnë apo studiojnë në SHBA

Kancelari gjerman Friedrich Merz, i përfshirë tashmë në një ‘përplasje’ me presidentin amerikan, Donald Trump lidhur me luftën në Iran, ka deklaruar se nuk do t’i këshillonte fëmijët e tij të studionin apo të punonin në SHBA në klimën aktuale.

Duke folur në një konferencë të të rinjve katolikë në Würzburg, lideri konservator tha se nuk e sheh më Amerikën si “tokën e mundësive”, shkruan The Guardian, transmeton Dukagjini.

“Jam një admirues i madh i Amerikës. Për momentin, admirimi im nuk po rritet”, u shpreh ai, duke përmendur ndryshimet e shpejta në “klimën sociale” të një vendi thellësisht të polarizuar.

“Nuk do t’i këshilloja fëmijët e mi sot të shkonin në SHBA për t’u arsimuar apo për të punuar, sepse atje është krijuar papritur një klimë e caktuar sociale”, tha Merz.

Merz shtoi se edhe njerëzit më të arsimuar në SHBA po e kanë të vështirë të gjejnë punë.

“Besoj fuqishëm se ka pak vende në botë që ofrojnë mundësi kaq të mëdha për të rinjtë sa Gjermania”, deklaroi ai.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe aleatëve evropianë janë tensionuar për shkak të mosmarrëveshjeve mbi tregtinë dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën. Merz ka deklaruar gjithashtu se konfliktet në Lindjen e Mesme dhe mbyllja e ngushticës së Hormuzit kanë dëmtuar rëndë interesat evropiane.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika