Merzi, Macroni e Starmeri flasin me Trumpin në telefon për Ukrainën
Qeveria gjermane konfirmoi se kancelari Friedrich Merz iu bashkua presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit britanik Keir Starmer në një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump. Gjatë bisedës u diskutua “gjendja e bisedimeve” për përfundimin e luftës në Ukrainë, duke rënë dakord që “puna intensive mbi planin e paqes të vazhdojë në ditët në […]
Qeveria gjermane konfirmoi se kancelari Friedrich Merz iu bashkua presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit britanik Keir Starmer në një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump.
Gjatë bisedës u diskutua “gjendja e bisedimeve” për përfundimin e luftës në Ukrainë, duke rënë dakord që “puna intensive mbi planin e paqes të vazhdojë në ditët në vijim.”
Liderët gjithashtu u dakorduan se ky është një “moment vendimtar” për Ukrainën dhe për “sigurinë e përbashkët në zonën euro-atlantike”, raporton The Guardian.















