“Mes diellit dhe shiut, kjo qeveri ka zgjedh mjegullën edhe verës”, ka thënë Rrahmani

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar qeverisjen aktuale në vend, duke kërkuar ndryshim të ekzekutivit dhe formim të një qeverie të re, të cilën e sheh si zgjidhje për problemet aktuale.

Në Debat Plus, Rrahmani tha se Kosova ka nevojë për një qeveri që e përfundon mandatin e qeverisë aktuale dhe e largon atë nga pushteti.

Sipas tij, për gjashtë vite qeverisje nuk janë arritur ndryshime thelbësore, ndërsa institucionet kanë funksionuar pa llogaridhënie të mjaftueshme.

“Ajo çka ne duhet të angazhohemi të ndodh është që vendi të ketë një qeveri, e cila këtë qeverinë qe ka qenë deri sot e çon në shtëpi dhe e largon prej pushteti. Për shkak se 6 vjet qeverisje të këtij pushteti, nuk kanë dhënë asnjë rezultat në përmirësimin e jetës se qytetarëve. Nuk ka rëndësi kush është për me pas diell e kush për shi. Se të dyja janë të dobishme dhe për tokën edhe njeriun.

Por, është shumë problematike çështje e dëshirës dhe vullnetit dhe punës së këtij pushteti për të pas mjegull në vendin tonë edhe gjatë verës. Për shkak se tash e sa kohë, endi është pa institucione, vendi është llogaridhënie dhe ky pushtet po vepron dhe po shpenzon gjithë buxhetin e Kosovës pa i jep llogari askujt. Dhe në mes të diellit dhe shiut ata e kanë zgjedh mjegullën”, ka thënë Rrahmani.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika