Mesazhet e Blinkenit, të qarta dhe shpresëdhënëse për dialogun

Qëndrimi i SHBA-së se aleanca me Kosovën mbetet e palëkundur është mirëpritur në vend. Shpresa të mëdha ka ngjallur sidomos pozicioni i Washingtonit se procesi i dialogut me Serbinë, në qendër duhet ta ketë njohjen reciproke. Ky qëndrim, sipas njohësve të këtij procesi, është dëshmi që Amerika ka interes të fuqizojë përfshirjen e saj në bisedimet e Brukselit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti në takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Të qarta dhe me peshë të madhe vlerësohen në Kosovë mesazhet e sekretarit amerikan, Antony Blinken në takimin me liderët kosovarë.

Ndër kryesoret konsiderohet deklarata e tij se Kosova dhe SHBA-ja po punojnë së bashku në çështje të rëndësishme për të dyja vendet.

Ky qëndrim vjen në momentin e duhur sipas Avni Spahiut, i cili për katër vjet ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Washington.

“U dëshmua se është jetike për Kosovën që të vazhdojë në mënyrë konstante këto raporte dhe t’i ruajë e pasurojë siç edhe ndodhi. Pritja në Departamentin e Shtetit, takimi me sekretarin e shtetit është një dëshmi se këto marrëdhënie janë në binar të duhur, se janë forcuar dhe rikonfirmuar për një vazhdimësi”, ka thënë Avni Spahiu, ish-ambasador në SHBA.

Mesazh jetik për kosovarët vlerësohet edhe qëndrimi i Departamentit Amerikan të Shtetit pas takimit të sekretarit Blinken me dy liderët kosovarë Osmani dhe Kurti, se dialogu me Serbinë duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke.

Javëve në vijim, Belgëzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” pret fuqizim të rolit të SHBA-së në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Takimi i fundit dëshmon madje që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket që do të jenë shumë më të përfshira në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe madje edhe mund të presim që dialogu jo vetëm të dinamizohet por të mund të marrë edhe trajtave të negociatave dhe jo të dialogut, por të një formati të ri ku do të ketë përfshirje shumë më të madhe dhe një dinamikë shumë më të thellë në përgjithësi dhe veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Belgëzim Kamberi.

Qëndrimi amerikan për moslëkundjen e aleancës me Kosovën është mirëpritur edhe nga opozita kosovare.

Partitë opozitare e vlerësojnë jetik rolin e SHBA-së për t’i dhënë epilog pozitiv dialogut me Serbinë.

Takimi i së martës mbrëma në Departamentin e Shtetit është i nivelit më të lartë që presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë zhvilluar në SHBA si liderë të shtetit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika