Mesazhet e Scholzit, procesi i Berlinit dhe dialogu me njohje

Rritja e përkushtimit ndaj Procesit të Berlinit dhe njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kanë qenë dy mesazhet kryesore të kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz gjatë vizitës së tij në Prishtinë. Ai paralajmëroi ringjalljen e procesit të nisur nga shteti i tij dhe e konsideroi të rëndësishëm krijimin e tregut të përbashkët rajonal. Kurse, Kryeministri Albin Kurti kërkoi ndihmën e Gjermanisë për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Olaf Scholz, një personalitet më i rëndësishëm nga Gjermania i cili nuk ka shkelur ndonjë herë në institucionet e Kosovës së pavarur.

Një personalitet më i rëndësishëm nga Gjermania nuk ka shkelur ndonjë herë në institucionet e Kosovës së pavarur.

Mes shqetësimeve për sigurinë e Ballkanit, Olaf Scholz është kancelari i parë gjerman që vjen në Prishtinë pas 2008-s.

Si rrjedhojë, me vete ka sjellë mesazhe të rëndësishme.

Por, fillimisht ato i diskuton me homologun kosovar, një muaj pasi kryeministri Albin Kurti ishte në Berlin për tema të ngjashme.

Shpalosjen e temave të diskutuara, Scholzit ia vonoi mikrofoni i cili pati probleme teknike për pak çaste.

E, angazhimi në Procesin e Berlinit ishte ndër porositë kryesore që kancelari gjerman u përcolli vendeve të Ballkanit Perëndimor, disa prej të cilave kanë zgjedhur “Ballkanin e Hapur” si alternativë.

Scholz përmendi edhe kushte.

Olaf Scholz, gjatë konferencës me Albin Kurtin

“Ne prioritet të madh i japim tregut të përbashkët rajonal i cili mendoj se duhet të përparojë dhe çështjet që janë brenda tij mund të realizohen dhe të çohen përpara. Është e rëndësishme që të arrihen përparime që janë të arritshme. Të gjithë duan të shkojnë në BE dhe atje edhe ashtu ekzistojnë dhe janë të vlefshme rregullat e lirisë së lëvizjes dhe kushdo që do t’i bashkohet BE-së duhet t’i ndjekë ato”, ka thënë kancelari gjerman Scholz.

Aktivizimin e Procesit të Berlinit, Scholz e paralajmëroi gjatë vjeshtës kur pritet të mbahet samiti i radhës.

Kurse, me urgjencë e kërkoi nënshkrimin e katër marrëveshjeve për lëvizjen e lirë dhe diplomat profesionale pas disa muajsh.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndryshe nga homologët e tij ballkanik, e sheh Procesin e Berlinit si të vetmin opsion.

Kryeministri kërkoi ndihmën liderit gjerman për një nevojë të ngutshme që e ka Kosova.

“Me rëndësi të madhe dhe nevojë urgjente është anëtarësimi i Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s dhe sërish kërkova që Gjermania si anëtare e NATO-s të na mbështesë në rrugëtimin tonë të anëtarësimit në këtë mekanizëm shumë të rëndësishëm të sigurisë”, ka thënë Kurti.

Albin Kurti, kyreministri i Kosovës

 Po aq e rëndësishme sa Procesi i Berlinit, për kancelarin Scholz është edhe njohja e Kosovës nga Serbia. Për ta arritur këtë kërkoi zotimin e të dyja shteteve.

 “Është e qartë që marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës sepse është e paimagjinueshme që dy vende të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së. I lus të dyja palët për një zotim të qartë për këtë dialog. Të dy palët duhet ti qasen njëra tjetres dhe punës edhe nëse ajo duket e vështirë”, ka deklaruar Scholz.

Udhëheqësi i Gjermanisë nuk dha ndonjë lajm të ri për liberalizimin e vizave, përveç punës së vazhdueshme të Berlinit me BE-në për këtë proces.

Pas, takimit në Qeveri, Scholz ka vizituar trupat gjermane të KFOR-it, ndërsa më pas ka vazhduar udhëtimin në Serbi.

Nga Prishtina, Scholz i kërkoi Beogradit që t’i vendosë sanksione Rusisë.

Gjatë turneut në Ballkanin Perëndimor, të shtunën Scholz do të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika