Mesazhi i Szunyogut për Kosovën: Na keni mirëpritur për vite me radhë, tani është radha jonë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, deklaron se tashmë është radha e BE-së që të mirëpresë kosovarët që të eksplorojnë qytete të reja, të shkojnë për vizitë te familjarët e miqtë dhe të mësojnë gjuhë jashtë vendit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka cilësuar si historik dhe vërtet të rëndësishëm vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, që hyri në fuqi sot.

Szunyog thotë se liberalizimi është rezultat i një pune shumëvjeçare të përbashkët në mes të institucioneve të Kosovës, qeverive, institucioneve të BE-së, shteteve anëtare të BE-së, shoqërisë civile, medieve dhe të tjerëve.

“Jam shumë i lumtur ta festoj këtë moment historik të rëndësishëm së bashku me ju. Është rezultat i një pune shumëvjeçare të përbashkët mes institucioneve të Kosovës, qeverive, institucioneve të BE-së, shteteve anëtare të BE-së, shoqërisë civile, mediave dhe të tjerëve. Ky vendim për liberalizimin e vizave tregon se Kosova e ka kapacitetin që ta gëzojë këtë të drejtë dhe të marrë përgjegjësinë për të. Ky vendim është vërtet i rëndësishëm”, ka thënë Szunyog, shkruan Kallxo.com.

Szunyog deklaron se tashmë është radha e BE-së që të mirëpresë kosovarët që të eksplorojnë qytete të reja, të shkojnë për vizitë te familjarët e miqtë dhe të mësojnë gjuhë jashtë vendit.

“Ne duam t’ju njohim më mirë dhe duam që ju të na njihni më mirë. Kosova dhe populli i saj na kanë mirëpritur për vite me radhë. Tani është radha jonë t’ju mirëpresim. Tani mund të eksploroni qytete të reja, të shkoni për vizitë te të afërmit dhe miqtë, të merrni pjesë në koncerte muzikore dhe lojëra futbolli, të lidheni me botën akademike, të mësoni gjuhë jashtë vendit, të lidheni me artistë, të merrni pjesë në panaire kulturore, konferenca dhe takime dhe më shumë”- është shprehur ai.

Ambasadori i BE-së teksa ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se rruga evropiane e të dyja palëve kalon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga unioni europian. Szunyog potencon se shtetet anëtare të BE-së presin që palët të zbatojnë marrëveshjen për rrugën e normalizimit, pa vonesa apo parakushte, duke përfshirë edhe Asociacionin.

“Ajo që është e rëndësishme të theksohet këtu është se rruga evropiane e Kosovës dhe e Serbisë kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Shtetet anëtare të BE-së presin që Kosova dhe Serbia ta zbatojnë Marrëveshjen për rrugën e normalizimit dhe aneksin e zbatimit të saj, pa vonesa apo parakushte. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, është shprehur Szunyog.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika