Mesazhi i votimit “karate”, Bardiqi kërkon falje dhe thotë se ishte “sarkazëm”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, është deklaruar për media lidhur me fotografinë që i është publikuar mbrëmë nga Ekonomia Online gjatë seancës për zgjedhjen e presidentit, e në të cilën shihet se i njëjti shkruan, “po e zgjedhim karate”.

Ai ka kërkuar falje për këtë duke thënë se mesazhet private nuk janë për publikun.

Bardiqi e ka arsyetuar fjalën “karate”, duke thënë se derisa ka qenë në thonjëza ka qenë sarkazëm.

“Vendi është vendi i punës për deputetin, prandaj mesazhet në privat nuk e konsideroj se janë për publikun. Edhe ato mesazhe, siç e thashë, janë me sarkazëm. Pra, prej këtu i kërkoj falje nëse ka pasur ndonjë rezon, qoftë për Lëvizjen Vetëvendosje, për qytetarët dhe votuesit. S’ka të bëjë me asgjë, as ofenduese, as asgjë”, ka deklaruar ai.

Bardiqi, ka shtuar se ka qenë bisedë mes miqsh.

“E keni parë që është në thonjëza, domethënë si një fjalë me sarkazëm e përdorur, e që thjesht nënkupton se edhe në mungesë të opozitës, deputetët e mazhorancës do të bëjnë votimin sipas rregullave dhe procedurave. E dëgjuat edhe tash kryeparlamentarin, ushtruesin e detyrës së presidentit, e cila gjithashtu edhe një herë konfirmoi se vetëm një deputet ka kërkuar leje që mund të mungojë në seancë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Edhe një herë po e përmendi që thonjëzat janë ato që nuk mund ta konsideroni që është dhënë një epitet. Është bisedë mes miqsh edhe është me sarkazëm e përdorur, mirëpo nuk ka të bëjë me seriozitetin e procesit as me gjëra të tjera.

“Edhe pjesa në fund është “festa e gëzimit gjithmonë paqe”, që i bie se kanë qenë duke e anuluar një termin të paraplanifikuar për një festë të një miku, dy javë më parë së paku. Dhe thjesht i kam thënë se seancat e paplanifikuara zgjatin më shumë dhe se nuk mund të jemi pjesë e ahengut edhe ta ndajmë gëzimin me ta. Prandaj e keni parë në fund që i kam thënë “festa e gëzimit gjithmonë paqe”. Edhe ju nëse nuk e konsideroni që është cenim i privatësisë kjo, atëherë për besë nuk është në rregull kjo”, shtoi ai./EO

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika