Mësimdhënësi filmohet derisa e godet një nxënës brenda shkollës ‘Pavarësia’ në Prishtinë
Arsimtari goditi nxënësin në shkollë, aktivizohen Inspektorati dhe Drejtoria e Arsimit Pas raportimit nga KALLXO.com për rastin e dhunës fizike të ushtruar nga një mësimdhënës ndaj nxënësit në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Pavarësia” në Prishtinë, Inspektorati i Arsimit e ka vizituar shkollën. Xhevahire Pllana, zëdhënëse e Ministrisë së Arsimit e ka konfirmuar realizimin e inspektimit […]
Arsimtari goditi nxënësin në shkollë, aktivizohen Inspektorati dhe Drejtoria e Arsimit
Pas raportimit nga KALLXO.com për rastin e dhunës fizike të ushtruar nga një mësimdhënës ndaj nxënësit në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Pavarësia” në Prishtinë, Inspektorati i Arsimit e ka vizituar shkollën.
Xhevahire Pllana, zëdhënëse e Ministrisë së Arsimit e ka konfirmuar realizimin e inspektimit në Shkollën “Pavarësia”, ndërsa mësimdhënësi është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.
“Me marrjen e informatës nga mediat lidhur me rastin në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, Inspektorati i Arsimit ka dalë menjëherë në teren dhe ka realizuar inspektim në këtë institucion. Duke qenë se me çështjen është duke u marrë edhe Policia e Kosovës, Inspektorati i Arsimit do të trajtojë të gjitha gjetjet e tjera që bien në fushëveprimin dhe kompetencën e tij” – ka thënë Pllana më 09.02.2026.
Kurse, Samir Shahini, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës në një intervistë për KALLXO.com tha se janë njoftuar se mësimdhënësi ka goditur një nxënës të klasës së nëntë të Shkollës “Pavarësia”.
“Nga informata jozyrtare që kemi del se një konflikt që ka lindë para se të kalohet në sallë të arsimtarëve ka çuar deri te ky incident të cilin sigurisht ne si Drejtori e Arsimit dhe drejtori e shkollës e dënojmë fuqishëm” – ka deklaruar Shahini.

KALLXO.com ka publikuar një video në të cilën shihet mësimdhënësi i Shkollës “Pavarësia” derisa e godet nxënësin.