Mësimdhënësit e Vitisë protestojnë para Qeverisë: Duam pagat tona

Punëtorët e arsimit të Komunës së Vitisë kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, pasi kjo e fundit nuk ua ekzekutoi pagat e muajit shtator, raporton Ekonomia Online.

“Duam pagat tona”, “Edhe Vitia është n’Kosovë”, ishin disa nga mbishkrimet në pankartat e mësimdhënësve nga Vitia.

I pari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari tha se java e ardhshme mund ta gjejë në grevë në arsim sistemin e arsimit në Viti, nëse nuk ekzekutohen pagat gjatë së premtes.

“I lutem që të presin pak. Janë shumë të revoltuar dhe java e ardhshme mund ta gjeje Vitinë në grevë. Veprime sindikale mund të ketë edhe në komuna tjera. Punëtoret e arsimit e kanë zërin e tyre qe i mbron. I kam dërguar ministrit Muratit letër, le ti zgjedhin çështjet institucionet, t’i procedojnë pagat”, ka thënë Jashari.

“Është mëkat se do të përballen edhe me kamata shtesë, i lus bankat që mos të veprojnë tani dhe mos t’i ndëshkojnë sepse qeverisja i ndëshkojë. Kam frike se do preken edhe komunat tjera”, shtoi ai.

Kemajl Bislimi, kryetari i BSPK në Viti, është shprehur i shqetësuar lidhur me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit e Vitisë.

“Edhe njëherë ne emër te BSPK kërkoje nga partneri social të bëjë ekzekutimin e pagave. Nuk janë ekzekutuar pagat, në komunë na kanë thënë që faji është te Qeveria. Mësimdhënësit do të presin deri të hënën, do marrim masa tjera. Shqetësimet janë të mëdha. Pjesa e tyre dërmuese me obligime financiare, pastaj janë edhe një moshë e shtyrë”.

Të martën, Ministria e Financave ka thënë se nuk janë ekzekutuar pagat e për programet e arsimit fillor dhe të mesëm, pasi komuna e Vitisë nuk e ka siguruar buxhetin e nevojshëm./EO

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika