Mësimdhënësit i japin Qeverisë edhe tri ditë afat, MF: S’paguhen grevistët

Mësimdhënësit kanë marrë vendim që nëse edhe tri ditë nuk ka një vendim nga Qeveria, të vazhdojnë grevën edhe pas 1 shtatorit. Për këtë gjatë ditës nuk janë përgjigjur në Ministri të Arsimit por ajo e Financave ripërsëriti se pagat do t’u ndalen atyre që nuk punojnë. Sipas Muratit, orët e humbura grevistëve duhet t’u kompensohen nga Sindikatat, të cilave u paguhen miliona euro për anëtarësi

Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri te 1 shtatori, ditë kjo kur në Kosovë fillon viti i ri shkollor.

Por, duket se kësaj here, dyert e shkollave në tërë Kosovën do të hapen vetëm për mësimdhënësit, por jo edhe për nxënësit.

Kjo sepse ky sektor, nuk po planifikon ta ndërpres grevën që nisi me 25 gusht në sektorin publik.

“Greva do të vazhdojë, nëse Qeveria nuk bën as një lëvizje në kërkesat tona, greva do të vazhdojë, nëse kështu vazhdohet dhe ne kemi pritur nëntë muaj që të kemi dialog por ajo s’ka bërë as një reagim, në vend të vajtimeve të ulemi e të flasim”, ka thënë Rrahman Jasharaj nga SBASHK.

Rrahman Jasharaj nga SBASHK

Për kërkesat e grevistëve dhe paralajmërimin se ajo vazhdon edhe pas 1 shtatorit, televizioni ka pyetur Ministrinë e Arsimit por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

E për grevistët të hënën foli ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ai ripërsëriti qëndrimin se atyre do t’u ndalen pagat, me arsyetimin e joligjshmërisë së grevës .

“Përderisa e drejta e grevës është e garantuar, praktikat nuk e obligojnë punëdhënësin për aq kohë sa është në grevë, grevistët të paguhen. Këtë shembull e ndjekin edhe shtete e tjera. Sindikata i kompenson për greva. I gjithë stafi që është në grevë nuk do të paguhet, për ditën në grevë i paguan sindikatat. Në pesë vjetët e fundit mbi 3 milionë euro, ka marrë SBAShK në emër të anëtarësisë, ku janë këto mjete”, ka deklaruar ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Me vendim të BSPK-së, në grevë janë pothuajse të gjitha institucionet publike, që kërkojnë 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për Pagat.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika