Mësimdhënësja e parë nga komuniteti egjiptian në Fushë Kosovë

Mësimdhënësja e parë nga komuniteti egjiptian në Fushë Kosovë rrëfen vështirësitë e saj për të arritur deri këtu dhe jep mesazhe për të gjitha vajzat e komuniteteve jo shumicë në Kosovë

Emel Qehaja-Elshani

Kur flitet për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë problematike shihet gjithmonë pjesëmarrja e ulët e tyre në arsim. Por, është një e cila e ka thyer akullin.

Është kjo Emel Qehaja-Elshani e cila është mësimdhënësja e parë e komunitetit egjiptian në Fushë Kosovë.

Ajo nga 3 tetori edhe kur u hapën shkollat ka filluar të njoftohet dhe të ligjëroj para nxënësve të Fushë Kosovës.

“Nuk jam ndje asnjëherë e diskriminuar edhe nuk kam pasur shoqëri e cila më ka diskriminu. Ndoshta kjo ka qenë edhe ajo privilegji ngase shoqëria ime gjithmonë më ka përkrah edhe unë gjithmonë e kam deklaruar vetveten se çka jam”, ka thënë Qehaja-Elshani.

Ajo tregon që nga shkolla “Selman Riza” është pritur shumë mirë, si nga ana e mësimdhënësve ashtu edhe nxënësit.

“Me mësimdhënësit nuk kemi pas asnjëherë probleme por as me nxënësit. Besoj që nxënësit nuk e kanë ditë deri tash që është bërë publike por me arsimtarët nuk kam pasur asnjëherë diskriminime”, ka treguar ajo.

Ajo ka një mesazh për të gjithë që i përkasin komunitetit egjiptian dhe ata tw komuniteteve rom e ashkali.

“Gjithmonë duhet të kërkojmë më shumë nga vetvetja, mesazhi im kish me qenë për nxënësit që të punojnë, ta duan më shumë vetveten që të arrijnë aty ku dojnë, pra ëndrrën duhet të ëndërrojnë dhe të punojnë shumë që ta bëjnë realitet”, ka thënë ajo.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës përfshirja e nxënësve në arsimin e mesëm që i përkasin grupeve etnike është 3.0 për qind. Në arsimin fillor janë 4.7 për qind dhe në atë parafillor 3.8 për qind.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika