Mësimi gjithëditor “magnet” për prindërit

Shkolla “Mehmet Gjevori” në Prishtinë nis këtë vit mësimin gjithëditor. Programi fillon javën e ardhshme derisa shkolla të jetë gati për organizimet e duhura, ndërsa sfidë mbetet numri i lartë i nxënësve në klasa. Mirëpo, interesimi i prindërve për këtë model mësimi është rritur.

Ulëset e tavolinat e vendosura në këtë formë, tregojnë për një shkollë me program ndryshe nga të zakonshmet.

Nga ky vit i ri shkollor, edhe shkolla fillore “Mehmet Gjevori” në Prishtinë u bë pjesë e një modeli të ri, atë të mësimit gjithëditorë.

Përveç mësimit me orar më të gjatë, nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, do të ushqehen brenda objektit shkollor.

Ndonëse viti shkollor filloi, praktika e mësimit tërëditor do të fillojë nga java e ardhshme.

“Fillimisht janë bërë përgatitjet e duhura për realizimin e mësimit tërëditor, më pas kemi filluar qysh është planifiku. Prindërit e kanë prit mirë, poashtu fëmijët. Qysh ditën eparë është parë një entuziazëm, si prej prindërve ashtu edhe prej nxënësve”, ka deklaruar Vlora Maliqi, Drejtoreshë në shkollën “Mehmet Gjevori”.

Kalimi në mësimin gjithë ditor duket se e ka rritur edhe interesimin e prindërve.

Drejtoresha e shkollës, Vlora Maliqi, thotë se kërkesat për regjistrimin e fëmijëve në këtë institucion kanë qenë të shumta.

Kësisoj krahas interesimit, edhe numri në klasa ka arritur në mesatare prej mbi 30 nxënësve në një klasë.

“Numri i nxënësve po rritet nëpër klasa, edhe ashtu e kemi pas numrin e lartë. Këtë vit e kemi një numër më të lartë të nxënësve që kanë shpreh dëshirë me u bë pjesë”, ka theksuar ajo.

Kjo, sipas drejtorit të Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani, është rregulluar për nxënësit e klasave të para.

“Ne e kemi ul në 30 nxënës regjistrimin në klasë të para, dhe kjo të vazhdojë çdo vit. Kjo shifër nuk do të tejkalohet në asnjë rast. Sa I përket këtyre klasëve aktuale, ne kemi punu drejt një fuzionimi ku ka pas numër më tyë vogël në disa shkolla. Jemi duke prit në ndërtimin e shkollave të tjera”.

Ndërkohë, në të njëjtin objekt shkollor, vazhdojnë mësimin edhe nxënësit e klasave të gjashta deri të nëntën.

Sipas drejtuesve të shkollës, dy ciklet po funksionojnë pa probleme, falë hapësirës së mjaftueshme brenda objektit.

Në Prishtinë, këtë vit, këtij modeli i janë shtuar edhe tri shkolla të tjera me modelin e mësimit tërëditor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika