Mesiq: Kosova e pavarur është realitet dhe si e tillë duhet të njihet

Stipe Mesiq, ish-president i Kroacisë, ka thënë se pavarësia e Kosovës është realitet që duhet të njihet nga të gjithë

Stipe Mesiq, ish-president i Kroacisë

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka thënë se pavarësia e Kosovës është realitet dhe si e tillë duhet të njihet.

Këto deklarata Mesiq, i bëri në konferencën e Lidershipit në Ballkan “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, që u mbajt në Prishtinë.

Ai tha se shteteve të largëta, të cilat e tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovë, duhet t’u shpjegohet historia e vërtetë, në mënyrë që mos ta bëjnë një gjë të tillë.

“…ka ende të tillë që e kanë njohur Kosovën, por e tërheqin njohjen, por ata të cilët nuk e kanë njohur Kosovën, ato janë ato shtete, të cilat janë të largëta, që nuk e dinë as çka është Serbia, Kroacia, Kosova. Ata duan Jugosllavinë, kujtojnë TITO-n, janë vende të largëta dhe prandaj këto politika të fuqishme imponojnë orientimin që dëmton të realizohet ajo që është reale. Kosova është realitet dhe Kosova duhet të njihet”, ka deklaruar Mesiq.

Ai tha se çështja e Evropës varet nga aftësia e Bashkimit Evropian për të imponuar paqe.

“Sot çështja e Evropës varet nga aftësia e Bashkimit Evropian për të iniciuar politikat për të imponuar paqen së bashku me OKB-në, nga kjo varet edhe stabiliteti në rajonin tonë, të cilin disa analistë e shohin si një zonë apo hapësirë ku mund të hapen konfliktet nga Ukraina”, ka shtuar ai.

Tutje, Mesiq tha se ekziston rrezik për destabilizim të Ballkanit, duke i marrë parasysh idetë gjeopolitike të liderëve të Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë për të ardhmen e Bosnjës.

Shija e redaktorit

Pritet votimi për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill...

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka bërë të ditur se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është këtë të martë në rend...

Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se...

Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetojë derisa ta shoh...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në...

Të fundit nga rubrika