Mësohet arsyeja e vizitës së Rita Orës në Kosovë, pritet të takohet me Osmanin e Kurtin

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, është duke qëndruar në Kosovë së bashku me bashkëshortin e saj, regjisorin e filmit “Thor: Love and Thunder”, Taika Waititi.

Dukagjini ka mësuar nga burime Brenda Komunës së Prishtinës së arsyen e vizitës së saj në Kosovë.

Mësohet se Rita Ora ka ardhur enkas në Kosovë për të festuar ditëlindjen e saj të 33-të.

Gjithashtu, bëhet e ditur se ajo do të qëndroj edhe për festat e Nëntorit në vendin tonë dhe pritet të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Ndërsa, më herët i pari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka shpërndarë një video, ku shihet duke e pritur në aeroport këngëtaren me famë botërore.

Teksa e emocionuar ka zbritur nga avioni, është përkulur për ta prekur tokën e Kosovës.

“Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora! Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje! Momente të paharrueshme na presin bashkë!”, ka shkruar Rama në Facebook.

“Oh Zot, faleminderit që jam shqiptare”, dëgjohet duke thënë ajo.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika