“Messi i ri” tërhiqet nga futbolli
Bojan Krkic ka njoftuar se është tërhequr nga futbolli të enjten e 23 marsit, në moshën 32- vjeçare. Ai kishte debutuar me Barcelonën në moshën 17-vjeçare, teksa po në atë moshë kishte shënuar gol, duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e klubit katalunas. Pas dështimit për t’u shndërruar në titullar te Barcelona, […]
Bojan Krkic ka njoftuar se është tërhequr nga futbolli të enjten e 23 marsit, në moshën 32- vjeçare.
Ai kishte debutuar me Barcelonën në moshën 17-vjeçare, teksa po në atë moshë kishte shënuar gol, duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e klubit katalunas.
Pas dështimit për t’u shndërruar në titullar te Barcelona, sulmuesi kaloi në huazim në disa skuadra, si Milan, Roma, Stoke City, etj, por pa ia dalë të tregojë cilësitë e tij.
Aktualisht Krkic është pjesë e Vitsel Kobe në Japoni, por ka vendosur që të varë këpucët në gozhdë dhe të mos kërkojë për skuadër tjetër.
Një karrierë mbyllur shumë shpejt për një futbollist ndaj të cilit pritshmëritë ishin që të arrinte nivelet e Lionel Messit, 7 herë fitues i Topit të Artë.















