Sirtari i Leo Messit është i mbushur me trofe ekipor dhe individual.

Por, nga sonte do e ketë edhe një më shumë.

Ai e ka fituar Topin e Artë, për vitin 2023. Për Messin ky është i teti në karrierën e tij.

Asnjë futbollist nuk ka fituar më shumë se ai. Ky çmim vije pasi Leo e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, pasi në finale e kishte mposhtur Francën në penalti.

Ai la prapa vetës emra të mëdhenjë si Haaland dhe Mbappe. 36 vjeçari tashmë po luan në elitën e futbollit amerikan, me skuadrën e Inter Miamit, teksa së fundmi ishte pjesë e PSG-së.