Messi thyen rekordin e pëlqimeve në Instagram

Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka arritur të thyejë një rekord të radhës, tashmë atë të pëlqimeve në rrjetin social Instagram. Ishin momentet e lumtura pas fitores së kampionit argjentinas ato që arritën të rrëmbejnë shumë njerëz dhe ta çojnë Messin drejt një jehone tjetër shndritëse në histori

Lionel Messi

Postimi i Lionel Messit në rrjetin social Instagram pas fitimit të Kupës së Botës 2022 me Argjentinën, ka thyer rekordin e më së shumti pëlqimeve në fotografinë e postuar.

Messi ngarkoi një sërë momentesh të lumtura në festimin e kampionit argjentinas pasi fitoi trofeun e Kupës së Botës 2022 të dielën e 18 dhjetorit.

Argjentina arriti të fitojë me rezultat 4-2 me penallti ndaj Francës në stadiumin Lusail.

Fotoja e postuar nga Messi është pëlqyer nga shumë njerëz. Bazuar në monitorimin e CNN, numri i pëlqimeve në fotografinë e Messit arriti në 56, 416, 426 milionë.

Postimi i Messit erdhi me disa foto gjatë ndeshjes dhe ku lojtarët shiheshin duke festuar.

“Kampion bote. Faleminderit shumë për familjen time, për të gjithë ata që më mbështesin dhe për të gjithë ata që besojnë në ne. Ne treguam edhe një herë se duke u bashkuar dhe duke luftuar së bashku Argjentina mund të arrijë objektivin”, ka shkruar Messi.

Fotoja e postuar nga Lionel Messi në rrjetin social Instagram

Edhe media ndërkombëtare e sportit, e njohur “Skysport”, ka shkruar se kjo është fotoja më e pëlqyer zyrtarisht.

“Zyrtarisht foto me numrin më të madh të pëlqimeve në historinë e instagramit, Lionel Messi”, shkruan Sky Sport.

Ndryshe, kjo foto e Lionel Messit ka arritur të tejkaloje rekordin që deri më tani e kishte faqja “World_record_egg”, që ishte një foto e vezës me 56, 020, 276 milionë pëlqime.

Kjo është fotoja që mbante rekordin deri tani

Ndryshe, edhe drejtuesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se postimi i Kupës së Botës i Lionel Messit tani është më i pëlqyeri në historinë e Instagramit., duke e bërë zyrtar kështu rekordin e ri të Messit.

“WhatsApp gjithashtu arriti një rekord 25 milionë mesazhe në sekondë gjatë finales”, shkroi ai.

 

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika