Messi zgjidhet futbollisti më i mirë i vitit 2022 në botë

Lionel Mesii është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë i vitit 2022 në gala mbrëmjen e organizuar nga FIFA në Paris të Francës

Ylli argjentinas u zgjodh në mbrëmjen e së hënës, futbollisti më i mirë i vitit 2022 në botë, në gala mbrëmjen e organizuar nga FIFA në Paris të Francës.

35 vjeçari e fitoi këtë çmim prestigjioz për herë të shtatë në karrierë, njëjtë siç e ka fituar edhe Topin e Artë.

Votat e selektorëve e të kapitenëve të Kombëtareve, si dhe ato të gazetarëve profesionistë sportivë dhe të tifozëve, që votuan përmes uebfaqes zyrtare të FIFA-s, e zgjodhën kampionin e freskët të botës si më të mirin për vitin 2022.

Futbollisti i Paris Saint-Germainit dhe i Kombëtares së Argjentinës i mposhti francezët, Karim Benzema nga Real Madrid dhe shokun e tij të skuadrës nga Paris Saint-Germaini, Kylian Mbappe, që ishin përfshirë në listën e ngushtë të kandidatëve.

Ndërkohë, selektori i Argjentinës, Lionel Scaloni u zgjodh trajneri i vitit, ndërsa atë e sfiduan trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti dhe ai i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Sa u përket portierëve, më i miri i botës u zgjodh portieri i Argjentinës, kampioni i botës, Emiliano Martinez.

Goli më i mirë i vitit nga FIFA i takon Marcin Oleksyt

Pas çmimit për portierin më të mirë të vitit, radha erdhi për golin më të mirë të shënuar gjatë vitit 2022, të njohur me emrin Puskas, ku në garë ishte Richarlison me golin e shënuar për Brazilin ndaj Serbisë në Kupën e Botës, Marcin Oleksy i cili shënoi gol të shumë të bukur dhe Dimitry Payet.

Oleksy, i cili ka një këmbë të amputuar shënoi për skuadrën e tij Warta Poznan, në ligën profesionale të Çekisë me lojtar që janë me aftësi të kufizuara, dhe ky gol u vlerësua si më i miri i vitit 2022 nga FIFA.

Katër sulmues kanë zënë vend në njëmbëdhjetëshen e vitit 2022, sipas FIFA-s.

Karim Benzema, Erling Haaland, Kylian Mbappe e Lionel Messi janë në ekipin më të mirë të vitit. Thibaut Courtois është në portë, ndërsa në mbrojtje Joao Cancelo, Achraf Hakimi, Virgil van Dijk.

Mesfusha përbëhet nga Casemiro, Kevin de Bruyne dhe Luka Modriq.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika