Meta: Edhe sa ministra të Shëndetësisë duhet të ndërrohen që ky pozicion t’i takojë partisë ‘Guxo’?
Pas dorëheqjes së Rifat Litafit nga Ministria e Shëndetësisë, ka reaguar Burim Meta, deputet i Lëvizjës Vetëvendosje, nga partia Guxo, i cili ka shtruar pyetjen se “ Edhe sa ministra të Shëndetësisë duhet të ndërrohen që ky pozicion në fund t’i takojë Guxo-s?”. Partia Guxo, edhe në të kaluarën ka shfaqur interesim për ta drejtuar […]





Pas dorëheqjes së Rifat Litafit nga Ministria e Shëndetësisë, ka reaguar Burim Meta, deputet i Lëvizjës Vetëvendosje, nga partia Guxo, i cili ka shtruar pyetjen se “ Edhe sa ministra të Shëndetësisë duhet të ndërrohen që ky pozicion në fund t’i takojë Guxo-s?”.
Partia Guxo, edhe në të kaluarën ka shfaqur interesim për ta drejtuar dikasterin e Ministirsë së Shëndetësisë.
Ndryshe, gjatë ditës së enjte është raportuar se Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.
Deri në këto momente, Qeveria e Kosovës nuk ka dalë me ndonjë komunikatë zyrtare për ta konfirmuar një gjë të tillë.
Arsyet e kësaj dorëheqjeje nuk dihen, pasi ende Qeveria e Kosovës apo vetë Latifi nuk kanë folur zyrtarisht për këtë çështje.
Telegrafi, e ka siguruar edhe dokumentin ku jepen arsyet e dorëheqjes së Rifat Latifi nga kjo pozitë.
“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive ju ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në dokumentin e publikuar nga Telegrafi.
Latifi ishte emëruar ministër më 16 nëntor të vitit 2021, duke e zëvendësuar atë kohë ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Kurti e kishte emëruar doktor Rifat Latifin ministër të Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Arben Vitisë, për shkak të angazhimit të tij si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.
Në këtë vit, Kryeministri i Kosovës e kishte themeluar një Komision për Shëndetësi, në të cilin e kishte emëruar veten kryesues të tij, për t’u marrë me problemet e këtij sektori. Ky veprim i kryeministrit u interpretua si injorim apo mosbesim ndaj Rifat Latifit.
Kohëve të fundit, ai është kritikuar nga partitë opozitare dhe shoqëria civile, për udhëtimet e tij të shpeshta jashtë vendit dhe injorimin e problemeve të sektorit të shëndetësisë në Kosovë.
Latifi ka qenë i angazhuar me detyrë publike edhe më herët, si këshilltar i ish-kryeministrit Hashim Thaçi në vitin 2009.




















